Bëhuni gati! Nis vrapimi i demave në Pamplona

06/07/2016 00:00

Çdo korrik, nga data 6 deri në datën 14, Pamplona organizon festën e vrapimit të demave. Eventi 9-ditor e transformon qytetin e qetë spanjoll në një vend të mbushur me turistë, ashtu siç tregojnë fotot e mëposhtme.

Njerëz nga e gjithë bota vijnë në këtë qytet verior për të parë se si demat e palodhur ndjekin matadorët më të mirë të vendit nëpër rrugët e ngushta.

Vrapimi bëhet përgjatë një rruge 825 metra të gjatë, nga dalja e demave e deri në çuarjen e tyre në arenë. Vrapimi mbaron për 3-4 minuta, ndërsa 200-300 persona mbeten të plagosur.

Kjo pjesë e festivalit të San Ferminit, që daton që në shekullin e XIV, është shumë e famshme, pavarësisht kritikave nga ana e aktivistëve që mbrojnë të drejtat e kafshëve.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel