Belsh, fermerët ankohen për mungesën e rrugës

03/07/2016 00:00

Dhjetëra fermerë të Bashkisë së Belshit e kanë të pamundur të hyjnë në tokat e tyre me mjete bujqësore, për shkak të mungesës së rrugëve. Ky problem është i trashëguar prej vitesh, ndërsa fermerët thonë se kanë kërkuar t’u bëhet rruga, por nuk po gjejnë zgjidhje.

Edhe pse këtyre fermerëve toka u është ndarë me dokumentacion të rregullt, akush nuk ka parashikuar që për të hyrë në arë duhet edhe rrugë. Banorët shprehen se i gjithë gruri u ka mbetur në arë dhe nuk kanë mundësi ta korrin.

Bashkia e Belshit ndihet e pafuqishme për t’i dhënë zgjidhje problemit të fermerëve. Ajo i ka orientuar të ndjekin rrugët gjyqësore, ndërsa banorët kërkojnë një zgjidhje urgjente, pasi gruri mund t’u shkojë dëm për sa kohë është bërë gati për t’u korrur.

Top Channel