Kërkesat për Pasaporta, aplikime edhe të shtunën

01/07/2016 00:00

Ashtu siç ndodh rëndomtë thuajse çdo vit, gjatë periudhës së verës ka edhe një fluks të shtuar të kërkesave për dokumente të ndryshme të shqiptarëve që jetojnë në emigrim, kryesisht për pajisjen me karta identiteti dhe pasaporta.

Për këtë arsye Ministria e Brendshme dhe kompania “ALEAT sh.p.k” kanë shtuar kapacitetet për të mbështetur këtë proces.

Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë aplikantëve, duke nisur nga data 2 Korrik 2016 zyrat e shërbimit të Gjendjes Civile dhe zyrat e aplikimit për dokumente identiteti do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë nga ora 08:00-16:00.

Një orar ky i cili sipas udhëzimit të Ministrisë mund të shtyhet pasi të gjitha zyrat e shërbimit të Gjendjes Civile duhet të qëndrojnë në detyrë derisa të marrë shërbim edhe qytetari i fundit në sportel.

Top Channel