Shkencëtarët thonë se kanë gjetur provat e para të qarta se famëkeqja “vrima e ozonit” mbi Antarktidë po mbyllet. Teknikisht nuk bëhet fjalë për një vrimë në kuptimin klasik, por për një hollim të shtresës së ozonit, e cila, sipas ekspertëve, tashmë po shërohet.

Pas shumë studimeve të kryera, shkencëtarët thanë se në shtator të vitit 2015, vrima e ozonit ishte rreth 4 milionë km katror më e vogël sesa në vitin 2000, një reduktim i afërt me sipërfaqen e Indisë. Raporte të ndryshme për këtë reduktim thonë se riparimi i vrimës së ozonit është meritë e eleminimit afatgjatë të kimikateve që e shkatërrojnë atë.

Vrima e ozonit u zbulua nga shkëncëtarët britanikë në mesin e viteve 1980. Studimet që pasuan treguan se shtresa e ozonit po dëmtohej nga gazrat që ne përdornim në pajisje si frigoriferë apo kondicionerë, madje edhe tek sprai për flokët.

Pas një fushate sensibilizimi global, përdorimi i këtyre gazrave u ndalua në të gjithë botën dhe rrjedhimisht shtresa e ozonit po rimëkëmbet. Kjo e fundit është tejet e rëndësishme pasi bllokon rrezatimin e dëmshëm ultravjollcë nga dielli.

Shkencëtarët thanë se pas viteve matje, kanë vënë re se shtresa e ozonit po rifiton ngadalë masën e saj fillestare dhe pritet që në vitet 2050 apo 2060 të jetë shëruar plotësisht.

Top Channel