Korçë, aksident me pasojë vdekjen; në Tiranë mbetet i plagosur një pasagjer

30/06/2016 00:00

Një aksident i rëndë është regjistruar në unazën veriore të qytetit të Korçës paraditen e së enjtes. Një shtetas rreth të 60-tave me inicialet P.T ka humbur jetën pasi është përplasur nga një auromjet tip “Benz” me targë “AA 319 CA”.

Mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur me biçikletë në të njëjtin kah me automjetin dhe në një moment ka tentuar të kalojë në anën tjetër. Pasi është përplasur, 60-vjeçari është tërhequr zvarrë për dhjetëra metra dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë dhe ekspertët për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është identifikuar si shtetasi Edion Gërmjoti, 38 vjeç dhe me banim në fshatin Barç të Korçës. 

Ndërkohë, në Tiranë një 60-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi automjeti ku ai ndodhej pasagjer humbi kontrollin dhe doli nga rruga për në Rinas. Mjeti tip “Ford” drejtohej nga një e afërme e tij. 60-vjeçari, i identifikuar, me inicialet H.K, u dërgua menjeherë në Spitalin e Traumës.

Top Channel