Sërish Tarzani, legjenda në një tjetër prodhim kinematografik

28/06/2016 00:00

Dy aktore të rinj e të talentuar te Hollivudit, Alexander Skarsgard dhe Margot Robbie kanë rimishëruar në ekranin e madh Tarzanin dhe dashurinë e jetës së tij.

Historia e djaloshit të rritur nga kafshët pas vdekjes së prindërve të tij, kur përfundoi foshnjë e vogël në mes të xhunglës së egër, vazhdon të intrigojë edhe pse ka qenë temë e disa filmave në të shkuarën, përfshirë këtu ata vizatimore.

Po çfarë ka të re filmi i fundit. Në vend që të tregojë sërish historinë e Tarzanit në fillesat e tij, ai ndjek jetën e të riut të larguar tashmë nga xhungla, duke jetuar tashmë në Angli në krah të së shoqes, me titullin e kontit të Greystoke, të trashëguar nga familja.

George Washington Williams i interpretuar nga Samuel Jackson i lutet megjithatë të kthehen bashkë në Kongo, ku siç ka dëgjuar, belgët kanë nisur të skllavërojnë njerëzit masivisht. Ai që është tashmë aristokrati Edgar Rice Burrough, pranon, por kur mbërrijnë në vend, nuk kalon shumë dhe Jane Rrëmbehet nga kapiteni i lig Rom, i sjellë në jetë nga Christoph Waltz, ndaj Tarzanit nuk i mbetet rrugë tjetër veçse t’i rivendosë në jetë aftësitë e fituara nga jetesa në xhungël për të rimarrë të shoqen e për të ndaluar skllavërinë.

Pjesa më e madhe e skenave me kafshë janë realizuar me kompjuter, ndaj Skarsgard thotë se kur prodhimi i tij përfundoi dhe pati mundësi të shihte rezultatin, ai i kapërceu të gjitha pritshmëritë.

“S’ma merrte mendja që në fund, do dukej aq bukur në ekran”, thotë aktori që gjatë xhirimeve është lënduar disa herë, por në asnjë rast rëndë.

Top Channel