Energjia për të varfërit, Rama: 16 mln dollarë subvencione në vit

27/06/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të investimeve që OSHEE po kryen për përmirësimin e shërbimit për qytetarët, u ndal tek më të varfërit dhe ata në pamundësi për të shlyer faturat e energjisë.

“Faktikisht të gjithë ata që janë në ndihmë ekonomike i kemi subvencionuar me 16 mln dollar në vit për të mos e ndjerë heqjen e fashës”, tha Rama.

Për kryeministrin Rama, reforma në energji ka qenë e vështirë, por e vetmja rrugë për të dalë nga kriza. Pas më shumë se një viti, vendosja e ligjshmërisë po kthehet në investime, sic është edhe sistemi i ri që po instalohet në 14 qendra të kujdesit ndaj klientit.

“Abonenti që nga momenti që hyn pajiset me një biletë për radhën. Ndahet sipas procesit të aplikimit apo ankimimit që ka në sportelin e caktuar dhe monitorohet gjithë ky proces me sistem kamerash”, u shpreh Ardian Çela, drejtor i OSHEE-së.

Një tjetër investim është smart-kioska, ku qytetarët dërgojnë ankesat e tyre online dhe mund të ndjekin po online ecurinë e ndjekjes së tyre, shërbim që shumë shpejt do të ofrohet edhe përmes telefonave.

Top Channel