Boks, anulohet Fury vs. Klitscho 2

24/06/2016 00:00

Sfida e revanshit mes Tyson Fury dhe Vladimir Klitschko e planifikuar të zhvillohet më 9 korrik, është anuluar. Ka qenë Fury ai që ka anuluar revanshin për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës së majtë.

Kampioni tha se ishte dëmtuar gjatë vrapimit, ndërsa mjekët e kishin këshilluar që të shtynte për një datë tjetër ndeshjen ndaj boksierit ukrainas, pasi për rikuperimin e plotë kërkohet deri në 7 javë.

“Rreth 10 ditë më parë gjatë vrapimit dëmtova kyçin e këmbës. I kam bërë të gjitha kontrollet e nevojshme dhe më thanë se nuk ka asgjë të thyer, por dëmtimi është i rëndë dhe kërkohet 6-7 javë kohë për rikuperim. U mundova të stërvitet pak, por në kontrollin e dytë më thanë sërish të njëjtat gjëra, kështu që ndeshja do të shtyhet”, u shpreh ai.

Fury zgjodhi rrjetet sociale për t’i komunikuar lajmin të gjithë tifozëve, ndërsa iu kërkoi falje dhe premtoi se ndeshja do të luhet sapo të marrë “dritën jeshile” nga personat që kujdesen për shëndetin e tij.

“Ndjesë të gjithë tifozëve të cilët i lashë në baltë, por gjëra të tilla ndodhin. Ndjesë të gjithë atyre që kanë blerë biletat, por ndeshja do të zhvillohet sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha ai.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel