Mos u përpiqni të dukeni seksi me rrobat e banjës. Stilistët këshillojnë të hiqni dorë nga bikini klasik dhe të përqafoni tendencën. Në plazh më mirë të jeni e mbuluar sesa e zbuluar.

“Ka natyra që i duan me trup ka dhe trupa të hollë që i duan bikini normal klasik. Por më tepër janë mbathjet me bel të lartë”, thotë Anila Konomi, stiliste.

Deti i pranon ngjyrat, por edhe të jeni neutralë është një zgjedhje e mençur. “Janë ngjyrat pastel shumë në modë. Patjetër që duhet të mendoni për aksesorë sipër”, vijon Konomi.

Rrobat e banjës përfaqësojnë një kostum më vete, dhe rëndësia e tyre është që t’ju përfaqësojnë jo vetëm duke shprehur identitetin, por sidomos kjo me dizenjot e tyre.
 
“Këto dizejno që janë etno, pak a shumë tribale që quhen. Që janë me motive. Shkoni më tepër të zgjedhja e copës sesa tek modelet”, shprehet stilistja Konomi.

Meqenëse sezoni ka trokitur, për këso që ende nuk e ndien veten më formën e duhur për të dalë në plazh ka një hile. “Mos ngurroni ta merrni rrobën e banjos një masë më të madhe. Nëse ju doni të jeni elegante, patjetër që duhet ta merrni një masë më të madhe”, tregon Konomi.

Fjala e fundit e stilistëve është improvizimi, në model dhe ngjyra. Trinjakët, janë rrobat e banjës që kanë një element shtesë përveç bikini klasik.

“Unë do isha tek rrobat e banjos të cilat quhen trinjakë sepse kanë tre pjesë. Atë të poshtmen, të sipërmen dhe një pjesë e cila i bashkon pjesën e sipërme me të poshtmen”, tha Anila Konomi.

Top Channel