Nis kthimi i kombëtares në Shqipëri

23/06/2016 00:00

Stafi i kombëtares shqiptare tashmë ndodhet në çarterin që do t’i sjellë në Rinas. Mësohet se do të ketë një ndalesë në Chateau Roux, ku avioni do të furnizohet me karburant dhe menjëherë ata do të nisin drejt Tiranës.

Top Channel ka siguruar foto të lojtarëve brenda avionit, ku të gjithë duken të qete dhe një prej tyre nuk ka harruar të vendos plisin.

Çarteri do të ulet në orët e pasdites në Rinas, ku edhe do të ketë një ceremoni zyrtare. Më pas ndalesat do të jenë tek Bashkia e Tiranës, Ministria e Jashtme, Kryeministria dhe FanZona ku do të jetë takimi me tifozët e shumtë kuqezi.

Në Aeroportin e Rinasit është programuar një pritje zyrtare nga Kryeministri i vendit Edi Rama dhe krerët më të lartë të shtetit, por padyshim duhet të jenë aty për t’i uruar mirëseardhjen me një falënderim të madh për gjithë atë që na kanë dhuruar dhe përfaqësimin dinjitoz që i bënë kombit, të gjithë ata tifozë shqiptarë që kanë mundësi, për ta kthyer këtë rikthimin në shtëpi në një festë të madhe.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel