Vlorë, asgjësohen 8810 rrënjë kanabis

22/06/2016 00:00

Policia e Vlorës ka asgjësuar 6 parcela me rreth 8810 rrënjë kanabis.

Bimët narkotike ishin të kultivuara nëpër pjesë toke pa pronarë, të mbjella pranë fshatrave Kuç, Kallarat, Mavrovë dhe Kropisht, ku lartësia e tyre varionte nga 15 cm deri në 55 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre.

Top Channel