Gruaja që zhduket nga varka, “çmend” rrjetet sociale (Video)

22/06/2016 00:00

Një video në të cilën shfaqet një grua e cila zhduket më pas nga varka me shpejtësi është kthyer brenda pak kohe në një “mollë sherri” mes përdoruesve të rrjeteve sociale.

Videoja e publikuar fillimisht në rrjetin social Imgur ka nxitur debate rreth zhdukjes së gruas.

Edhe pse ka nga ata që e kanë kuptuar se videoja është e manipuluar,  pasi e lidhin me bregdetin në horizont që pasi zhduket gruaja është më afër, ka ende nga ata që e lidhin zhdukjen me supernatyralen.

Top Channel