Festa në dhomat e zhveshjes, mungon Agolli. Mbrojtësi: Ja pse

20/06/2016 00:00

Kapiten për herë të dytë radhazi dhe Ansi Agolli si lider, kërkoi gjatë gjithë kohës nga skuadra që të ishte vigjilente në fushë. Ai mendon se Shqipëria mund të kishte shënaur edhe një tjetër gol, por e rëndësishme është fitorja.

Agolli ishte nga ata të cilët munguan në dhomat e zhveshjes, për shkak të kontrolleve antidoping.

“Sot kemi bërë një ndeshje perfekte. Mund të kishim shënuar edhe një tjetër gol, që ishte i nevojshëm. Me kalimin e minutave na u rrit oreksi, por e rëndësishme është që në këtë Europian morëm një fitore shumë të bukur. Shpresojmë të kemi edhe pak fat dhe të vazhdojmë të qëndrojmë në Francë. Pas ndeshjes isha te dhoma e anti-dopingut dhe nuk mora pjesë në festë. Mendoj se një pikë mund ta kishim marrë edhe më parë, por e rëndësishme është që e fituam një ndeshje. Pavarësisht se u mundëm dy herë, kemi pasur edhe rastet tona. Me shumë besim dhe një punë të madhe psikologjike nga ana e trajnerit e gjetëm rezultatin tonë. Në Europian ndeshjet janë shumë afër dhe menjëherë duhet të mendosh për sfidën e radhës”, tha ai.

Top Channel