Tenis në plazh me Izabel Goulart

19/06/2016 00:00

Njihet për postimin nëpër rrjetet sociale të seancave të saj stërvitore dhe Izabel Goulart vërtetoi se nuk bën pushim as kur është me pushime. Modelja e “Victoria’s Secret” u pa në Ibiza të premten duke luajtur tenis në plazh.

31-vjeçarja tregoi fizikun e saj fenomenal me një bikini blu dhe në të njëjtën kohë talentin në sport.

Izabel Goulart është e dashura e portierit gjerman të PSG-së, Kevin Trapp.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel