Arrigo Sacchi i shkruan Ramës: Shqipëria, grup sakrifikues dhe i vendosur

18/06/2016 00:00

Pas humbjes me Francën, kryeministri Edi Rama, përmes një letre të hapur iu drejtua lojtarëve të Kombëtares shqiptare duke i falenderuar për emocionet e dhuruara dhe për paraqitjet në dy takimet.

Për paraqitjen e “Kuqezinjve”, duket se Rama nuk është i vetmi që ndan një mendim pozitiv.

Përmes Facebook, Kryeministri bëri me dije një mesazh të marrë nga një emër i madh i futbollit botëror; Arrigo Sacchi.

“Një sms mbërriti sot në telefonin tim nga një zotëri i madh i historisë së futbollit botëror”, shkruan Rama, duke vendosur më poshtë mesazhin e plotë të marrë nga ish-trajneri i madh italian. 

Mesazhi

“I dashur Edi,
jam plotësisht dakord me çfarë ke shkruar në letrën tënde për paraqitjet e bukura të djemve të De Biazit. Një grup i vërtetë, sakrifikues dhe i vendosur, që ka luajtur edhe nje futboll të mirë. Nga ana tjetër, kur njerëzit japin gjithçka, siç ata kanë bërë duke nderuar profesionin dhe atdheun e tyre, meritojnë vetëm lavdërime.
Një përqafim të fortë
Arrigo Sacchi”

Top Channel