Operacion madhor anti-terrorizëm në Bangladesh, 194 të arrestuar

17/06/2016 00:00

Policia në Bangladesh ka arrestuar në mbarë vendin 194 militantë, anëtarë të shtatë lëvizjeve ilegale në kuadër të një operacioni madhor kundër terrorizmit, të nisur më 10 qershor dhe të mbyllur këtë të premte.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave operacioni është ndërmarrë pasi prej muajsh persona të shumtë, kryesisht anëtarë të minoriteteve fetare, bloger, shkrimtarë, homoseksualë e të huaj janë vrarë barbarisht në zona të ndryshme të Bangladeshit.

Sulmet janë kryer kryesisht me armë të ftohta dhe janë marrë përsipër nga lëvizje të afërta me organizata si ISIS, Al Kaeda, etj.

Autoritetet policore vendase deklaruan se pjesa dërrmuese e të arrestuarve vijnë nga Lëvizja e Muxhaheidinëve të Bangladeshit.

Top Channel