Lezhë, pranga të kërkuarit për moskallëzim krimi

17/06/2016 00:00

Agjentë të komisariatit të policisë së Lezhës kanë arrestuar këtë të premte një shtetas të shpallur në kërkim për moskallëzim krimi.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Nikolin Ndoka, 24 vjeç nga fshati Kallmet i Lezhës.

Sipas burimeve, gjykata e qarkut përkatës e ka dënuar Ndokën në mungesë me 2 vjet burg për “moskallëzim krimi”, ndërkohë që atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 8 muaj dënim.

Sipas burimeve, 24-vjeçari ka patur dijeni për një ngjarje të ndodhur më 4 shtator të vitit 2012, ku mbeti i vrarë shtetasi me inicialet D.B dhe nuk ka raportuar.

Top Channel