Këlcyrë, policia asgjëson 12 000 bimë kanabis

16/06/2016 08:15

Policia e Këlcyrës ka asgjësuar të mërkurën rreth 12000 bimë kanabis, në vendin e quajtur “Allangjyz Meshahaj”, në afërsi të fshatit Bubës i Dytë.

Gjatësia e bimëve varionte nga 20-40 cm dhe ishin të kultivuara në një parcelë të hapur rishtas.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel