Turizmi me bilanc pozitiv në 3-mujorin e parë të vitit

14/06/2016 00:00

Sipas Bankës së Shqipërisë, bilanci i turizmit ka rezultuar pozitiv për vendin tonë në tremujorin e parë të vitit 2016. Në raportin e bilancit të pagesave të publikuar së fundmi, rezulton se shqiptarët kanë shpenzuar për udhëtime jashtë vendit 216 milionë euro, në tremujorin e parë vitit.

Nga ana tjetër, të huajt që kanë udhëtuar në Shqipëri, kryesisht si turistë, kanë shpenzuar 283 milionë euro. Në total, bilanci është me një suficit prej 67 milionë eurosh. Duke parë potencialin, autoritetet synojnë të stimulojnë zgjerimin e produkteve që ofrohen.

Nga tipologjia, udhëtarët ndahen për qëllime biznesi dhe për turizëm. Ndërkohë, me rritje është si numri i të huajve në hyrje, ashtu edhe i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë shtetit, përkatësisht me 27 dhe 21%. Shpenzimet dhe ditëqëndrimi mesatar vlerësohen në rënie si për jorezidentët edhe për rezidentët për të dyja grupimet kryesore të qëllimeve, biznes dhe personale.

Top Channel