Angli vs Rusi…fiton Uellsi

11/06/2016 00:00

Në rrugët dhe sheshet e Marsejës prej tri ditësh fitoi dhuna, ndërsa në Velodrome nuk pati asnjë fitues.

Anglia dhe Rusia barazuan 1-1 në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin B.

Golat në këtë takim u shënuan që të dy në pjesën e dytë. Të parët kaluan në avantazh anglezët me anë të Dier, që shënoi një supergol në minutën e 73.

Atëherë kur “Tre Luanët” menduan se siguruan tre pikët e para, rusët u provojnë të kundërtën. Berezutski shtyu në rrjetë një top që mori brenda zonës pas një pasigurie të mbrojtjes angleze.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave u eklipsua disi nga dhuna që e parapriu në qytetin e Marsejës, ku tifozeri të të dyja skuadrave u përleshën me njëra-tjetrën dhe policinë për tre ditë me radhë.

Nga ky barazim i vetmi fitues është Uellsi, që mban i vetëm kryesimin e grupit me 3 pikë, Rusia e Anglia nga 1, ndërsa Sllovakia mbetet me zero.

Top Channel