Uellsi merr tre pikët e para

11/06/2016 00:00

Uellsi i Gareth Bale mori tri pikë me mjaft vlerë në sfidën hapëse të Euro2016, atë ndaj Sllovakisë dhe e vlefshme për grupin B të kompeticionit.

Uellsianët gjetën golin që në minutën e 10 të takimit dhe ai që çoi topin në rrjetë ishte pikërisht lideri i kësaj skuadre, Gareth Bale. Futbollisti i Realit goditi mjeshtërit një goditje dënimi duke mposhtur portierin Kozacik.

Sllovakët barazuan në minutën e 61 me anë të Dudas, ndërsa atëherë kur të dyja skuadrat po mendonin më shumë për barazimin, Robson Kanu u jep fitoren uellsianëve.

Ndërkohë, në orën 21:00 luhet sfida mes Anglisë dhe Rusisë, që transmetohet edhe në Top Channel.

Top Channel