Mes tifozëve ka paqe, por shqiptarët dominojnë

11/06/2016 00:00

Tifozët shqiptarët pritet të jenë më të shumtë në stadiumin e Lensit ku do të zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës edhe në rrugët e qytetit francez janë ata që dominojnë, por mes dy tifozërive duket se ka paqe.

Në një foto, tifozë të Zvicrës dhe të Shqipërisë ecin së bashku, ndërsa mbajnë flamujt e të dy shteteve që do të ndeshen sot, por edhe të Kosovës.

Megjithatë, shqiptarët janë ata që po e kthejnë këtë të shtunë Lensin në një qytet shqiptar, duke i dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme kombëtares kuqezi në një ndeshje kaq të rëndësishme.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel