Lojtarët e kombëtares vizitojnë “Shtëpinë” kuqezi

09/06/2016 00:00

Inaugurimi i “Shtëpisë” kuqezi mbrëmjen e të mërkurës në Perros Guirec ka nxjerrë disi nga rutina e përditshme futbollistët e kombëtares shqiptare. Ishin lojtarët dhe trajneri Gianni de Biasi ata që vizituan të parët ambientet e zonës së fansave.

TCH: Ke shpërndarë shumë kartoline?
Ledian Memushaj: Pak, jo shumë.

Elseid Hysaj: Do shpërndajmë derisa të mbarojnë.
TCH: Si është situata në prag të Europianit?
Elseid Hysaj: Shumë mirë, qejf, dolëm më në fund për t’u relaksuar pak… dhashtë Zoti na ec mbarë!

TCH: A i ki blerë vëllait një fanellë të Shqipërisë?
Taulant Xhaka: Jo nuk e kam blerë, por ia dhurova një pas ndeshjes me Ukrainën.

Edhe pse bën rreth 12 orë pushim, vëmendja e lojtarëve është te ndeshja e parë e këtij Europiani, te përballja me Zvicrën.

Etrit Berisha: Shpresojmë ta nisim mbarë duke fituar ndeshjen e parë.

Taulant Xhaka: Besoj që vëllai im të japë 100% për Zvicrën dhe unë 100% për kombëtaren dhe dhashtë Zoti të dalim ne si fitues në fund.

Top Channel