Turqia po ndërton aeroportin e tretë në Stamboll, që do të jetë më i madhi në botë. Ky aeroport do të mbajë emrin e presidentit Rexhep Taiyp Erdogan. Projekti ambicion pason pallatin pompoz presidencial me 1000 dhoma, gjashtë herë më i madh se Shtëpia e Bardhë.

“Megaprojektet e ndërtimit në Turqi janë shpallur si prioritetit i Presidentit Erdogan”, thotë “Deutsche Welle”. Në vitin 2023 Rrepublika e Turqisë feston 100-vjetorin e saj dhe deri atëherë duhet të kenë përfunduar te gjitha projektet me të cilat Erdogani synon të sigurojë vendin e tij në histori.
 
Aeroportin gjigant shumë e shohin si simbol të një Turqie ambicioze. Por ai do të jetë edhe një simbol i pushtetit në rritje të Presidentit Erdogan i cili po ndjek nga afër punimet.

Shtetëzimet e tokave përreth u bënë me detyrim, sepse sipas autoriteteve ato i shërbejnë një qëllimi më të lartë: Aeroporti i madh do ta bëjë më në fund Stambollin kryqëzimin më të rëndësishëm midis Lindjes dhe Perëndimit, midis Europës dhe Azisë.

Ai do të ketë 6 pista për uljen dhe ngritjen e avionëve dhe pas dy vjetësh do të përurohet segmenti i parë i ndërtimeve. Mbrojtësit e mjedisit ankohen për humbjen e sipërfaqeve gjigante me pyje. Por për konsorciumin e ndërtimit, këto janë ankesa që frenojnë përparimin.

Autostradat që çojnë në aeroport presin sipërfaqen më të madhe pyjore të bashkuar të Stambollit. Shumë lloje zogjsh rrezikojnë të humbasin një prej zonave më të rëndësishme të pushimit, ndërsa banorët e Stambollit kërcënohen nga humbja e mushkërive të gjelbra të metropolit të madh.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel