Dhjetëra tifozë në Francë ndjekin stërvitjen e kombëtares

07/06/2016 00:00

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet nën masa të rrepta sigurie, por kjo nuk pengon tifozët shqiptarë të cilët të martën pasdite kanë ndjekur nga afër seancën e radhës stërvitore.

Dhjetëra të rinj me flamuj, bluza kuqezi e duke kënduar janë mundur të ngrejnë moralin lojtarëve të cilët kishin zbritur në fushë.

Sigurisht që ata nuk janë lejuar t’jua afrohen lojtarëve, por iu është kërkuar që të respektojnë distancën me impiantin ku skuadra jonë përfaqësuese po përgatitet për sfidën e parë me Zvicrën.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel