Ishujt artificialë, SHBA paralajmërojnë Kinën: Do të veprojmë

04/06/2016 00:00

Ndërtimi i ishujve artificialë nga Pekini në hapësirat mes ishujve të kontestuar në Detin e Kinës jug-lindore do të shkaktojë “veprime” nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera.

Ka qenë ky paralajmërimi i sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter, gjatë fjalimit të tij në samitin mbi sigurinë që po zhvillohet në Singapor.

Carter ka ritheksuar se Pekini rrezikon të ndërtojë një “Mur të Madh” auto-izolimi me politikat e tij ekspansioniste në ujërat territoriale të kontestuara.

Shefi i Pentagonit ka propozuar një bashkëpunim të gjerë në aspektin dypalësh, për të reduktuar rreziqet për incidente eventuale.

Por e menjëhershme ka qenë përgjigjia e Kinës. Admirali Guan Youfei, komandant i zyrës kineze për bashkëpunimin ushtarak ndërkombëtar, ka akuzuar Carter për “mentalitet të luftës së ftohtë”.

Top Channel