Kampionët përshëndesin “më të madhin” mes tyre

04/06/2016 00:00

Lajmi për ndarjen nga jeta e ish-kampionit të botës për peshat e rënda, Muhamed Ali, ka sjellë reagimin e të gjithë botës sportive dhe jo vetëm.

Kandidati i nominuar për garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump në adresën e tij të Twitter-it shkuan: “Muhamed Ali u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare. Një kampion i vërtet dhe një njeri i shkëlqyer. Do të na mungojë të gjithëve”.

Por nuk mund të mungonte reagimi i një tjetër legjende të boksit dhe rivalit të tij, George Foreman i cili shkruan: Ali, Frazier dhe Foreman, ne ishim një. Përveç gjumit. Pjesa më e madhe”.

Ndërkohë, Mike Tyson, një tjetër emër i madh i boksit shkruan në adresën e tij në Twitter: “Zoti erdhi të marrë kampionin e tij, më të madhin”. Edhe boksieri Roy Jones shkruan: “Pushofsh në paqe, më i madhi i ringut”.

Top Channel