Tashmë Gigi është e lirë…

03/06/2016 00:00

Zayn Malik dhe Gigi Hadid i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Këngëtari 23-vjeç dhe modelja 21-vjeçe janë ndarë pas 7 muajsh lidhje, konfirmon kështu “E! News”. Burime pranë çiftit kanë patur një marrëdhënie me probleme, duke u ndarë disa herë, por që janë rikthyer përsëri së bashku.

Sipas burimeve kjo ndarje mund të jetë e përkohëshme dhe se çifti mund të rikthehet shumë shpejt bashkë.

“Zayn dhe Gigi janë ndarë por me shumë mundësi ata mund të rikthehen nesër bashkë. Nuk është aspak qartë se çfarë po ndodh mes tyre”, ka shtuar burimi i “E! News”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel