Ndaj Ukrainës, rrotacion, De Biasi: Jo për pushime në Francë

02/06/2016 00:00

Kundër Katarit kuqezintjë treguan një formë të mirë, por testi i vërtetë për ta është ndeshja e së premtes përballë Ukrainës, një kundërshtar i një tjetër niveli.

E një ditë para kësaj sfide, trajneri De Biasi zbuloi disa dilema nga formacioni që mund të zbresë në fushë.

“Në ndeshjen ndaj Ukrainës do të ketë disa ndryshime dhe do të luajnë ata lojtarë që nuk ishin ndaj Katarit”, tha ai trajneri i Kombëtares në një deklaratë për mediat.

Sa i takon europianit, De Biasi duket se i ka idetë e qartë; të ruajë stilin e lojës që skuadra zhvilloi në fazën kualifikuese.

“Nuk duhet të humbim karakteristikat që na sollën në Francë dhe nuk duhet të shkojmë për pushime në kampionatin europian“, shton ai.

Në kendvështrimin e tij, ndeshja e parë, ajo kundër Zvicrës është edhe më e rëndësishmja.

“Ndaj Zvicrës do të jetë një ndeshje e veçantë dhe sfida mes vëllezërve Xhaka do të jetë një sfidë brenda sfidës”, vlerësoi ai.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel