Benzema: Deschamps iu dorëzua presioneve raciste në Francë

01/06/2016 00:00

Karim Benzema është një ndër mungesat e mëdha në “Euro 2016”. Sulmuesi i Realit të Madridit është lënë jashtë skuadrës nga Didier Deschamps, për shkak të skandalit të shantazhit ndaj Valbuenës, e kjo nuk është kapërdirë nga futbollisti.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, Benzema vendosi të thyejë heshtjen dhe t’i kundërvihet trajnerit të “gjelave” për vendimin e tij për ta lënë jashtë Europianit.

“Deschamps u dorëzua përballë presioneve raciste të Francës, një vend ku partia ekstremiste arriti në raundin e dytë në zgjedhjet e fundit, – tha Benzema. – Nuk e di nëse ishte një vendim vetëm i Didier, sepse me të kam pasur gjithnjë raporte të mira”.

Më pas, Benzema gjen mënyrën për t’u mbrojtur nga ata që thonë se në Francë nuk e duan shumë atë.

“Kam mbi 40 milionë fansa në rrjetet sociale, – vijoi Benzema. – Më duket e çuditshme që tifozët nuk më vlerësojnë. Për fat të keq, për shkak të disa gazetarëve, disa gjëra janë kuptuar në mënyrën e gabuar”.

Top Channel