Bebi i adhurueshëm që nuk gjen dot pirunin që ka në dorë (Video)

28/05/2016 00:00

Të gjithë kemi momentet tona të hutimit, kur kërkojmë diçka që e kishim në dorë vetëm disa sekonda më parë, por që pasi u ngritëm për të marrë një gotë ujë, nuk e gjejmë dot më ku e kemi lënë.

Pasi i biem rreth e rrotull shtëpisë pa sukses, akuzojmë motrën ose vëllain se na e ka vjedhur, por në fakt e kemi në dorë vetë ose e kemi futur maksimumi në xhep.

Diçka e tillë i ka ndodhur edhe një bebi, i cili është xhiruar nga prindërit e tij duke kërkuar pirunin që e ka të shtrënguar fort në dorë.

Top Channel