Kosovë, furgoni merr flakë në lëvizje. Asnjë i lënduar

26/05/2016 00:00

Një automjet i tipit furgon është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në autostradën e Kosovës, në vendin e quajtur Duhel, në Suharekë.

Sipas dëshmitarit në vendngjarje, që i dërgoi pamjet për Top Channel nëpërmjet rubrikës “Ti Raporton”, fatmirësisht nga incidenti nuk ka të lënduar në njerëz.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse, që kanë marrë nën kontroll zjarrin dhe kanë ndihmuar në normalizimin e trafikut të shkaktuar në këtë aks.

Top Channel