United shpëton sezonin, fiton FA

21/05/2016 00:00

Manchester United shpëtoi disi një sezon zhgënjyes duke fituar Kupën FA, një trofe finalen e të cilit e diskutoi me Crystal Palace.

“Djajtë e Kuq” fituan jo pa vështirësi me rezultatin 1-2.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Palace kaloi e para në avantazh me anë të Puncheon në minutën e 78-të. United u kundërpërgjigj 9 minuta më vonë me anë të Matas.

Në kohën shtesë skuadra e Van Gaal penalizohet me karton të kuq, pas të dytit të verdhë të marrë nga Smailing.

Megjithatë, avantazhi numerik nuk u shfrytëzua nga Crystal Palace, përkundrazi, “Djajtë” gjejnë golin e dytë me Linegard në minutën e 5-të të shtesës së dytë.

Ky trofe mungonte për Manchester United që prej vitit 2004.

Top Channel