Pistë vrapimi që të çon diku

21/05/2016 00:00

Bruin Bergmeester, një biznesmen holandez, ka krijuar një ndërthurje midis skuterit, biçikletës dhe pistës së vrapimit, që duket se funksionon më së miri.

Bergmeester e pati këtë ide duke u ushtruar në pistën e tij të vrapimit. Duke qenë se Holanda njihet edhe për përdorimin e biçikletave, shtytja për ta vënë në jetë idenë ka qenë edhe më e madhe.

Ai arriti të bashkojë pjesët e biçikletës me rripin e pistës së vrapimit, dhe vendosi një elektromotor të vogël që e ndihmon të ecë pak më shpejt.

Top Channel