E heqin nga palestra se ka gjoksin e madh

20/05/2016 00:00

Pak ditë më parë, Jenna Vecchio, u ushtrua në palestër si gjithmonë, në Otava të Kanadasë, por çuditërisht ajo u kontaktua nga pronari i palestrës i cili i thotë se disa persona të tjerë që ushtroheshin në atë palestër ishin ankuar tek ai se Jenna mbante veshur një bluzë të “papërshtatshme”.

Ajo më pas u kontaktua që të largohej nga palestra e të kthehej me një veshje më të përshtatshme.

Arsyeja? Gjoksi i Jenna-s ishte shumë i madh. Ajo u ndje e ofenduar dhe menjëherë bëri një postim në profilin e saj në “Facebook”, ku shpjegonte se akuzat ishin vërtetë qesharake. Postimi i saj u bë me shpejtësi viral në rrjetet sociale.

“Ndjehem e ofenduar dhe e zemëruar. Veshja ishte po ashtu si në ditët e tjera. Nëse ke një gjoks të madh nuk do të thotë të largohesh nga palestra. Jam duke menduar të ngre një padi”, tha më pas Jenna Vecchio.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel