Sherr masiv para Sevilla-Liverpool

18/05/2016 00:00

Si një finale, ndeshja mes Sevillas dhe Liverpool pritej të ishte e tensionuar, por askujt nuk i shkoi në mendje që në një arenë ndërkombëtare futbollit do të shiheshin skena dhune.

Tifozeritë rivale u përleshën me grushe e sende të tjera të forta para nisjes së takimit.

Dhuna zgjati për disa minuta dhe situata u qetësua vetëm me ndërhyrjen e personelit të shumtë të sigurisë.

Ndeshja luhet në St. Jakob Park, në Bazel të Zvicrës.

Top Channel