Sot, finalja e Europa League

18/05/2016 00:00

Stadiumi “St Jacob Park” në Basel do të jetë arena e finales së Europa League mes Sevillas dhe Liverpulit.

Skuadra andaluziane kërkon që të bëhet e para skuadër që fiton këtë turne për të tretin vit radhazi, si dhe të forcojë rekordin e saj me 5 tituj të fituar në këtë eveniment.

Nga ana e tij, Liverpool do të kërkojë që të barazojë këtë rekord të Sevillas dhe të fitojë këtë aktivitet për të katërtën herë në historinë e tij. Finalja e Baselit është domethënëse edhe për trajnerët e Sevilla-s dhe Liverpool-it përsa u përket objektivave të tyre personalë.

Unai Emeri nëse do të arrijë të mposhtë “The Reds” do të barazojë rekordin e Giovanni Trapatonit me tre tituj të Europa League si trajner.

Ndërsa Jurgen Klopp dëshiron të shkruajë emrin në historinë e Liverpool si trajneri i parë i kësaj skuadre që fiton një trofe evropian në debutimin me “The Reds”.

Si Sevilla ashtu edhe Liverpuli do të kenë mungesa në prag të kësaj finaleje, Kështu Klopp nuk do të ketë në dispozicion Rositer, Gomez dhe Sako.

Dy të parët mungojnë për arsye dëmtimi, ndërsa Sako është i pezulluar pasi rezultoi pozitiv në testet antidoping. Ndërkaq, te “The Reds” është në dyshim edhe prania e Origi për shkak të një problemi në kavilje.

Ndërsa te skuadra andaluziane, Unai Emeri do të duhet të bëjë pas shërbimin e Kron Deli dhe Tremulinas, të cilët kanë pësuar dëmtim në gju.

Ajo çfarë është më e rëndësishme në këtë finale është se skuadra fituese kualifikohet direkt për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Si për Liverpulin ashtu edhe për Sevilla-n ky është shansi i tyre i vetëm për të siguruar këtë pjesëmarrje pasi i mbyllën Premier League dhe Primera Division respektivisht në vendin e 8 dhe të 7.

Top Channel