Superliga, Flamurtari barazon në Ballsh; siguron “mbijetesën”

14/05/2016 00:00

Flamurtari barazoi pa gola në Ballsh ndaj Bylisit dhe siguroi matematikisht qëndrimin mes elitës së futbollit shqiptar, ndërkohë që në ballshiotët do të kenë dhe një shans të fundit javën e ardhshme për të mbijetuar.

Por Bylisi nuk e ka gjithçka në dorën e vetë, pasi për të mos rënë nga kategoria duhet të fitojë ndaj Vllaznisë dhe njëkohësisht Laçi duhet të mundet nga Tërbuni në ndeshjen e fundit.

Në sfidat e tjera, Tirana mundi 1-0 Vllazninë, Teuta fitoi 3-0 me Laçin, ndërsa Kukësi mposhti në transfertë 1-2 Tërbunin.

Java e fundit e Superligës do të vendosë skuadrën kampione, skuadrën që do t’i bashkohet Tërbunit në kategorinë e parë dhe ekipin që do të na përfaqësojë në eliminatoret e Europa Ligës.

Në këtë garë janë Kukësi dhe Teuta, që ndajnë vendin e tretë dhe të katërt me pikë të barabarta.

Top Channel