Këngëtarja bukuroshe Dua Lipa po korr sukses të jashtëzakonshëm në turneun e saj dhe këtë herë ajo është lokalizuar në SHBA ku i është bashkuar dhe Albert Stanaj për të shijuar koncertet e saj.

Albert Stanaj i cili ka pak kohë që qarkullon në media shqiptare dhe të huaja duket se do të jetë një yll i ardhshëm në industrinë e muzikës si një këngëtar dhe si kompozitor.

Së fundmi ai ka postuar një “selfie” me Dua Lipën në prapaskenën e koncertit të saj duke treguar me duar shqiponjën dy krenare e duke i bashkangjitur fotos nënshkrimin: “Mos harro kurrë se çfarë ke në gjak”.

Ndërkohë, edhe në videoklipin e këngës “Last Dance”, ajo shihet teksa bën me duar simbolin e flamurit tonë, shqiponjën dy krenare.

Ndërsa, më 17 Shkurt, Dua përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të Instagramit, uroi edhe pavarësinë e Kosovës.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel