Sozia e Jamie Vardy

13/05/2016 00:00

Ngjashmëria e madhe me Jamie Vardy i ka sjellë jo pak përfitime tifozit të Leicester, Lee Chapman, një punonjës i Royal Mail. Drejtuesit e kësaj kompanie kanë vendosur t’i japin atij një leje 6 mujore për të shfrytëzuar këtë fakt në maksimum.

Një agjenci, duke parë këtë ngjashmëri të pabesueshme mes Chapman dhe sulmuesit të skuadrës së “dhelprave”, vendosi ta punësojë atë duke i dhënë mundësi të vihet në rolin e Vardy në evente të ndryshme promovimi apo bamirësie.

Lee Chapman e fitoi famën më 3 maj, gjatë festimeve për titullin të Leicester. Ai ishte në autobusin e skuadrës, pikërisht pranë Vardy fotoja me të cilin u publikua nga vetë klubi në profilin e tij në rrjetin social Twitter.

Aventurën e re, 29-vjeçari Chapman e nisi duke shërbyer “Vardy Bomb Cocktail” në një festë, ku të gjithë të pranishmit shfaqën dëshirën për të bërë foto me të.

“Gjithnjë kam qenë tifoz i zjarrtë i Leicester dhe tani kam edhe unë fansat e mi. Kam 2 javë që punoj pa pushi”, tha Lee Chapman për “Mirror”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel