Të dehur në fushë

13/05/2016 00:00

Prania në një ndeshje futbolli në gjendje të dehur i kushton shtrenjtë Marek Pilny. Ky i fundit ishte caktuar si gjyqtari i katërt në sfidën e kampionatit çek mes Pribram e Slavia Pragë.

Pilny u pa se gjatë gjithë kohës vraponte duke u lëkundur. Erdhi një moment kur punonjësi i sigurisë e largoi nga fusha e lojës.

Në telashe u vu edhe arbitri i portës së kësaj ndeshjeje, Jiri Jech. Edhe ky rezultoi se ishte në gjendje të dehur, pasi në momente të ndryshme, ai është parë teksa kryente nevojat personale.

Një sjellje e tillë nuk u tolerua aspak nga Federata Çeke e Futbollit që i pezulloi të dy arbitrat për një kohë të pacaktuar.

Top Channel