Tibet, 60 të plagosur nga tërmeti; dëmet materiale kolosale

11/05/2016 21:10

Të paktën 60 persona të plagosur, 6 prej të cilëve rëndë, është bilanci i fundit i tërmetit me magnitudë 5.5 ballë që sot goditi Tibetin.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, të cilat kanë saktësuar se epiqendra e lëkundjes është verifikuar në afërsi të kufirit me provincën kineze Kinghai.

Tërmeti, i verifikuar në 09:15 me orën lokale, ka shkaktuar edhe shembjen e ndërtesave dhe dëmtimin e urave e rrugëve, duke vështirësuar mbërritjen e skuadrave të shpëtimit në fshatrat përreth epiqendrës.

Ndërkohë, mediat kineze kanë raportuar edhe për rrëshqitje toke. Rajoni, që ndodhet në këmbët e zinxhirit malor të Himalajeve, është një zonë me dendësi sizmike dhe në vitin 2010 një tërmet në prefekturën fqinje Jushu shkaktoi rreth 3 mijë të vdekur.

Top Channel