Eva dhe Ryan bëhen sërish prindër

10/05/2016 00:00

Bëjnë pjesë tek çiftet më të famshëm hollivudianë, por janë edhe më hermetikët dhe këtë e treguan edhe së fundmi.

Eva Mendes dhe Ryan Gosling u bënë prindër për herë të dytë. Çifti ka dashur të mbajë sa më gjatë të fshehtë këtë lajm, por TMZ ka siguruar certifikatën e lindjes. Bëhet fjalë për një vajzë, që mbërrin në jetë për Evan dhe Ryan, 19 muaj pasi mirëpritën vajzën e tyre të parë, Esmeraldan.

TMZ thotë se Eva ka lindur në Santa Monica në Kaliforni më 29 prill dhe emri i vajzës është Amada Lee Gosling. Amada është vënë në nder të gjyshes së Evas, që mbante të njëjtin emër.

Eva dhe Ryan janë takuar për herë të parë bashkë në vitin 2011 gjatë xhirimeve të “The Place Behind The Pines”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel