Ajo ka një fiksim, por nga ata të bukurit. Theodhora Pazaj gjithë jetën e vet është dhënë pas ruajtjes së kujtimeve.

Në shtëpinë e saj ka disa koleksione të tilla, por më të çmuarat janë sendet e vegjëlisë së fëmijëve të saj. E si mësuese që është, ajo u ka dhënë shumë rëndësi sendeve shkollore.

Antuela, vajza e saj sot është 30-vjeç. Pas studimeve në Londër, ajo vijon të punojë si avokate atje, ku dhe ka ndërtuar një jetë të re. Por për të jeta e vjetër ka një rëndësi të veçantë.

Mes librash, fletoresh, provimesh, dëftesash shkolle, Lola ka ngrirë kujtimet e së shkuarës, të cilat i bën aktive sa herë që do.

Top Channel