Një goditje “karateje” në futboll

08/05/2016 00:00

Një goditje e denjë për disiplinën e karatesë ishte ajo që u regjistrua në një ndeshje të futbollit amerikan e që me të gjitha gjasat do të sjellë pezullimin e gjatë të mesfushorit Romeo Parkes.

Ky i fundit u përfshi në një konfrontim verbal e më pas fizik me Karl Ouimette në ndeshjen që Pittsburgh luajti ndaj ekipit të dytë të New York.

Romeo Parkes pas përplasjes fillimisht edhe me arbitrin, goditi pas shpine rivalin në fushë, duke u ndëshkuar me karton direkt të kuq ndërsa rrezikon të dënohet shumë nga Disiplina në Major League Soccer.
 
New York Red Bulls ia dolën të fitojnë 3-1 ndaj Pittsburgh në “Highmark Stadium”, duke vazhduar startin e dobët të sezonit, por më shumë se rezultati, bëri bujë dhuna e Parkes.

Top Channel