Dhunë edhe në Pogradec, sherr masiv mes lojtarëve

07/05/2016 00:00

Edhe në Pogradeci ishte një shëmbëlltyrë e asaj që u pa në Dibër, ndonëse më e zbehtë sa i takon dhunës së përdorur dhe përfshirjes së tifozëve në të.

Me përfundimin e takimit 1-1, Luftëtari arriti të ruajë kryesimin nga vendi i dytë, që mbahet pikërisht nga Pogradeci. Ky rezultat duket se ka qenë shkak edhe i nisjes së një përleshjeje masive në fushë mes lojtarëve dhe stafeve të të dyja skuadrave, ndërkohë që policia u angazhua në mbajtjen në shkallët e stadiumit të tifozerisë.

Vetë kjo e fundit kishe ankesa ndaj gjykimit të ndeshjes, nda u desh që gjyqtarët e takimi të shoqëroheshin për në dhomat e zhveshjes të mbrojtur nga policia.

Top Channel