A është ky një prind i mirë, apo mizor? (VIDEO)

07/05/2016 00:00

Pamjet e një fëmije të vogël që zhytet në pishinë dhe prindërit nuk reagojnë ka nxitur një debat të nxehtë në rrjetet sociale.

Filmimi dy minutësh nis me vajzën e vogël e veshur me fustan të verdhë që mundohet të kapë një sandale në pishinë, por humb ekuilibrin dhe bie në ujë.  Gruaja amerikane që i tregon sandalen vajzës ka filmuar gjithçka, dhe nuk ka reaguar edhe kur fëmija për disa sekonda ka qëndruar me fytyrën nën ujë.

Vajza rrotullohet në ujë, nxjerr fytyrën sipër, qan, por as të afërmit e saj nuk ndërhyjnë. Në video dëgjohet një grua që thotë “Vajza e mirë” dhe flet me një tjetër fëmijë jashtë pamjeve që e pyet çfarë po ndodh. 

Ndërkohë fëmija vazhdon të qëndrojë në ujë me gjysmën e fytyrës lart për 20 sekonda, derisa gruaja e nxjerr nga pishina. Video është postuar të premten në Facebook dhe është parë nga 8 mijë persona, dhe ka marr 3 mijë komente.

Disa prej komentuesve, thonë se në video nuk ka asgjë mizore, pasi ekzistojnë klasa për foshnje që i mësojnë instiktet e vetëmbrojtjes, dhe për këtë fëmija më pas është i përgatitur. Madje i inkurajojnë prindërit për diçka të tillë.

Por ka dhe nga ata që nuk e quajë një prindërim të mirë, duke u shprehur se ka ende kohë që fëmija të mësojë notin, apo instiktin e vetëmbrojtjes.

Po ju si mendoni?

Top Channel