Rihapet holli i nisjeve në Aeroportin e Brukselit

01/05/2016 00:00

Gati gjashtë javë pas sulmeve që vranë aty 16 vetë, u rihap dhe holli i nisjeve në Aeroportin e Brukselit.

Kapaciteti i punës do të jetë në 80% krahasuar me atë që ishte përpara shpërthimeve.

Qëllimi i autoriteteve është që “Zaventemi” t’i rikthehet funksionimit me kapacitet të plotë përpara sezonit të pushimeve, që do të thotë në fund të qershorit apo në fillim të muajit korrik.

Top Channel