Ronaldo rrezikon Europianin 2016

01/05/2016 00:00

Cristiano Ronaldo rrezikon të humbasë Europianin 2016 ku shihet si një nga protagonistët me kombëtaren portugeze, në rast se nuk do të qëndrojë pushim në disa ndeshje të finales së sezonit.

Ish-mjeku i kombëtares luzitane i bëri thirrje ish-fituesit të “Topit të Artë” që të mos përkeqësojë gjendjen e dëmtimeve të mbartura duke mos rrezikuar më shumë.

Bomberi profilik i skuadrës galaktike ka probleme muskulare dhe mungon prej disa ditësh në fushë por gjigantët e La Ligës shpresojnë ta kenë në fushë në kthimin ndaj Manchester City këtë të mërkurë. Pikërisht për këtë ndeshje, mjeku Nuno Campos mendon se Ronaldo nuk duhet të jetë.

“Nëse diagnoza e vërtetë e dëmtimit është një këputje e vogël e muskujve atij i duhen nga 18 deri në 21 ditë për rikuperimin dhe këtu përfshihet dhe periudha pas shërimit. Do të duhej më pak kohë për Ronaldon nëse kishte vetëm kontraktim pro ai nuk duhet të rrezikojë”, tha ish-mjeku i Portugalisë për gazetën “Record”.
 
Ai nënvizoi mundësinë që Ronaldo të humbasë Europianin 2016 me luzitanët, çka do të përfaqësonte një minus të madh jo vetëm për Portugalinë, por edhe për të gjithë ata tifozë që kërkojnë të admirojnë yjet e topit, në muajin e futbollit që mbyllet më 10 korrik me finalen e Parisit.

Top Channel