Këngëtarët që morën pjesë në garën e madhe të “The Voice of Albania”, do të rikthehen sot në skenë, tashmë jo me emocionet e garës, por për të sjellë momentet më të bukura të saj.

Ata do të këndojnë përsëri sonte në mbrëmje, në të njëjtën skenë nga ku mori udhë fama e tyre. Këtë herë nuk janë në garë, janë në “Voice Reunion” për të kujtuar momentet më të bukura mes tyre gjatë këtij pesëvjeçari, por edhe për t’i prezantuar publikut projektet e tyre artistike, arritje të cilat as i kishin menduar nëse nuk do të kishin guxuar të ishin pjesë e Voice.

“Kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur së fundmi, se kemi pasur shumë eksperienca bashkë. Secili që ka marrë pjesë ka një grup të shoqërisë këtu dhe riunion ka qënë ide e mrekullueshme”, tha Rina Bilurdagu, fituese e “Voice of Albania 1”.

“Ka ndryshuar jeta artistike në masë të jashtëzakoinshme, më ka hapur disa dyer kritike dhe të rëndësishme që i nevojitet një artisti. Unë jam shumë i kënaqur me atë që kam arritur deri tani”, tha Florent Abrashi, fitues i “Voice of Albania 3”.

“Normale, ka ndryshuar shumë. The Voice do të mbetet gjithmonë ndër eksperiencat më të mira që më ka sjellë shumë sukses dhe po vazhdoj të ndjej suksesin. Nga Voice kam realizuar këngën për Top Fest dhe këngën me videoklip, “Ëndrrën mos ma merr”, u shpreh Albina Kelmendi, finaliste e “Voice of Albania 4”

Ndërsa autorët e programit bëjnë me dije se tashmë janë çelur aplikimet për “The Voice of Albania 6”.

Top Channel